Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj projektligjit të propozuar për përfaqësim të drejtë, i cili synon të zëvendësojë Balancuesin , një mjet ligjor dhe detyrues për pasqyrimin e realitetit demografik në institucionet publike me një strukturë të paqartë, joproduktive dhe politikisht shterpe siç është një “trup koordinues”.
Kjo është një përpjekje për të transformuar një detyrim kushtetues në farsë administrative dhe për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të bashkësive etnike.
Për shqiptarët, ky ligj është zero. Dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin e Balancuesit si mekanizëm i vetëm ligjërisht detyrues për të garantuar barazi në administratë.
Zëvendësimi i kalkulatorit të saktë dhe transparent me “raporte vjetore” dhe “trupa koordinuese” që nuk kanë asnjë fuqi për të detyruar institucionet të respektojnë përfaqësimin, është në vetvete një akt politik që prodhon padrejtësi dhe dominim etnik institucional.
Servilizmi prodhon politika servile, dhe BDI nuk do të lejojë që shqiptarët por edhe bashkësite tjera etnikd të trajtohen si dekor në shtetin që ata e ndërtojnë përditë.
Si mund të jetë Karakamisheva politikbërëse këtij draft-ligj, një figurë notore publike e njohur për qëndrimet e saj kundër multietnicitetit, Marrëveshjes së Ohrit dhe vetë parimit të barazisë?
BDI do të përdorë çdo mjet institucional dhe demokratik për të bllokuar këtë përpjekje për ta zëvendësuar barazinë me simbolikë bosh. I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve nga radhët e bashkësive etnike që të mos bëhen pjesë e këtij legalizimi të diskriminimit.
Ky është momenti për t’u mbrojtur kushtetuta, marrëveshja e paqes dhe vetë kohezioni ndër-etnik në vend.
Data 09.08.2025
Aktuale
- FOTOLAJM/ Akti burtal i ndërprerjes së sinjalit të News24 dhe “Panorama Group”, ndjekësit solidarizohen, nuk ndryshojnë kanalin
- Bajram Rexhepi realizon takim me mërgatën tetovare – në fokus sektor të veçantë për investimet e diasporës
- Demantohet Serbia, “pa kërcënime e presione” – deklarata e plotë e Popoviqit kur e pranoi fajësinë në Prishtinë
- “Fikja e sinjalit të News 24, çensurë ndaj problemeve të çdo komuniteti”- Ledina Alolli: Mbyllja e nje mediaje degradon një shoqërinë në një diktaturë të rrezikshme!
- Osmani: “Bota Serbe” po shndërrohet në sinonim të kësaj qeverie – tani me “Alta Bank” po tentohet sektori bankar
- Fakultetet dhe shoqatat e stomatologjisë me mbështetje për vendimin e MSH
- Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit konfirmon pretendimin e “Panorama Group”: Janë dy kontrata qiraje! Njëra e vlefshme deri në 2033 dhe që prona s’i ka kaluar KAYO-s!
- OKH Merhamet & Vizioni-M: Përfundon me sukses java e dytë e Shkollës Verore në Shkup