“Por zotëri Zaev duhet të dalë me platformë për shqiptarët dhe jo të kërkoj votat e shqiptarëve por duhet të ju ofroj platformë , ofertë çfarë u siguron aj shqiptarëve çfarë u siguron shqiptarëve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së (04.11.16).
Situata nga zgjedhjet e fundit parlamentare ka ndryshuar shumë në BDI. Atë kohë, kreu i kësaj partie deklaronte se nuk është koha për koncepte qytetare, dhe se Zaev duhet të ketë ofertë për shqiptarët nëse i do votat e tyre. Për dallim nga atëherë, BDI ka lëvizur përpara në këtë aspekt. Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, flamuri i Republikës së Maqedonisë fshihej prapa perdeve, e tani kur kjo parti vendosi të bëjë koalicion me LSDM-në, kanë vendosur flamurin, madje edhe kërkojnë votat e të gjitha bashkësive etnike në vend.
G: Në zgjedhjet e fundit parlamentare këtu nuk e keni pasur të vendosur flamurin e Republikës së Maqedonisë, tash po e shoh se e keni vendosur… Duke pasur parasysh se keni koalicion me LSDM-në, a do të thotë kjo se Bashkimi Demokratik për Integrim po e ndryshon kursin politik, dhe nga ato kërkesa puro-etnike po koncentrohet në konceptin qytetar, kur shihet se te LSDM-ja po jep rezultat?
Dhe a do ti kërkoni edhe votat e simpatizuesve të VMRO DPMNE-së në komuna si Çairi dhe Tetova?
“Unë jam zëdhënës i kësaj fushate, dhe në këto hapësira prej kur kam ardhur, kështu e kam gjet këtë hapësirë”, u shpreh Arbër Ademi, nga BDI.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor, Arbër Ademi, tha se BDI mbetet përfaqësues autentik i interesit politik të shqiptarëve në Maqedoni, por nuk përjashtoi mundësinë që ti kërkojë votat edhe të simpatizuesve të VMRO DPMNE-së.
G: A do të thotë kjo që nuk i doni votat e VMRO-së në Çair edhe Tetovë?
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të mbështesin kandidatët tanë të cilët janë kandidat me kredibilitet personal, familjar dhe profesional. Janë kandidat të cilët kanë përvojën e duhur. Janë kandidat të cilët ofrojnë program të qartë, konkret, real dhe ambicioz”, shtoi Ademi.
Komiteti ekzekutiv i VMRO DPMNE-së u mblodh sot për të diskutuar, por prej atje thonë se ende nuk kanë vendosur se a do ta përkrahin ndonjë parti shqiptare në raundin e dytë zgjedhor.
Përgatiti: Furkan Saliu/RTV21
https://www.youtube.com/watch?v=y9yWpkwfqLg