Nga Buxheti i Maqedonisë për partitë politike që kanë fituar minimum 1.5 % të numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 11 dhjetor do t`i paguhen 274.882 euro, transmeton Tetova1.
Koalicioni i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së ka fituar 454.577 vota dhe sipas llogarive jo zyrtare do të marr 110.872 euro.
Koalicioni i LSDM-së ka fituar 463.981 vota dhe në llogari do t`i takojnë 106.580 euro. BDI ka fituar 86.796 vota dhe do të marr 21.169 euro, PDSH ka fituar 30.964 vota dhe do të marr 7.600 euro. Aleanca për shqiptarët ka fituar 35.121 vota dhe do të marr 8.566 euro. Para nga buxheti do të marrin edhe VMRO për Maqedoni që ka fituar 24.524 vota dhe do të marr 5.981 euro, ndërsa Lëvizja Besa me 57.868 vota do të marr 14.114 euro./Tetova1/