Burime qeveritare rrëfejnë për Gazetën Lajm “dramën” që para dy javëve ka ndodhur brenda koalicionit qeveritar, kur, sipas tyre, partia e Ali Ahmetit për “një qime” ka shpëtuar nga përjashtimi prej qeverisë
Sipas këtyre burimeve, e tërë “drama” është shkaktuar si pasojë e këmbënguljes së BDI-së për të mbrojtur Jovo Vangellovskin në pozicionin e Kryetarit të Gjykatës Supreme.
Dy herë BDI ka garantuar edhe para kryeministrit Zoran Zaev edhe para faktorit ndërkombëtarë se do të debllokojë” shkarkimin e Vangellovskit, mirëpo në moment të fundit ka gënjyer.
Pas krijimit të kësaj situate, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar Zaev ka arritur të sigurojë numrat e deputetëve në Parlament për krijimin e një shumice të re qeveritare. “Kur është përballur me këtë realitet, BDI ka lëshuar pe dhe e ka debllokuar shkarkimin e Vangellovskit”, thonë të njëjtat burime ekskluzivisht për Gazetën lajm.
Ndërkombëtarë me këtë rast kanë falënderuar subjektet tjera politike shqiptare për kontributin që po japin për “degruevizimin” e shoqërisë, proces që sipas tyre është duke e penguar edhe më tej BDI-ja.
Zyrtarisht edhe në qeveri edhe në BDI thonë se raportet brenda koalicionit janë normale dhe se nuk përzihen në funksionimin e gjyqësorit.