Partitë shqiptare nuk arritën të marrin as Regjistrin Qendror në kuadër të ndarjes së ‘kulaçit’ qeveritar.
Me fillimin e bisedimeve ishte paralajmëruar që BDI-së ti takonte Drejtoria e të Hyrave Publike, por më pas kjo nuk u arrit gjatë bisedimeve për ndarjen e posteve zyrtare.
Edhe Drejtoria e Regjistrit Qendror si e rëndësishme për bizneset i kaloi LSDM. Në këtë detyrë siç mëson Zhurnal është emëruar Marija Boshkovska Jankovski.
Ajo vjen në këtë pozicion në vend të Andrea Popovskit i cili deri dje ka ushtruar detyrën drejtor tek Regjistri Qendror.