BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.
Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale.
Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë:
Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit;
Më pas, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht.
Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua.
Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit.
Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga VMRO dhe ZNAM.
BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.
BDI do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, të drejtës për përfaqësim dhe të vlerave që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, dokument që garanton paqen.
Data 30.06.2025
Aktuale
- BDI paralajmëron: S’do lejojmë devijime nga Marrëveshja e Ohrit
- VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes
- Programi nis në korrik, 1253 familje në nevojë përfitojnë nga strehimi social në 35 bashki!1 miliard lekë nga buxheti i shtetit
- ASH Godet VLEN-in: “Heshtja ndaj ‘Botës Serbe’ – Rrezik për Shqiptarët dhe Sovranitetin e Shtetit!”
- Nafta më e lirë nga 1 Korriku – Ulen çmimet e të gjitha derivateve!
- Kurti: Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit – opozita po reziston pa arsye
- Historia e Nëntogeres Vesa Ibrahimi: Gruaja e parë ndërkombëtare që triumfon në Ranger School të SHBA-ve
- Tentuan të fusnin para të padeklaruara në Shqipëri! Procedohen dy kosovarë, sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane