Pas marëveshjes për emërimet në eshalonin e dytë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar emrat e zv/ministrave në Qeverinë e Zoran Zaevit, njofton SHENJA.
Siç informojnë nga BDI, kësaj partie do i takojnë katër poste të zv/ministrave, edhe atë: Agim Nuhiu, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Maksuti, zv/ministër i Mbrojtjes, Visa Ganiu, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, dhe Shyrete Elezi, zv/ministre e Financave.