Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian kanë reaguar pas një dekalrate të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili tha se do ta dërgojë BDI-në dhe kryetarin e sa në pension politik. Nga BDI thonë se “Mickoski e di se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka peshore që mund të mat punën, zhvillimin dhe transformimin e shtetit nga politikat reformiste pro-europiane të BDI-së dhe z. Ali Ahmeti”
“E përkujtojmë Mickoskin dhe tellallët e tij pro-rus se karriera dhe veprimtaria politike e z. Ali Ahmeti është më shumë se histori, më shumë se Qeveri dhe më shumë se pushtet. Nga dita kur është themeluar BDI, z. Ali Ahmeti nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje dhe kështu do të jetë derisa Mickoski do t’i bashkëngjitet tashmë pensionistëve si në LSDM ashtu edhe në VMRO, që dikur e dëshironin rrënimin e BDI-së dhe liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën
- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Qeveria të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të hapë dialog
- S’përmbahet Linda Halimi, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Dënimi i keqpërdorimit të flamurit të UÇK-së në protestat e Tiranës
- Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
- Edi Rama: Protestat nuk do të më detyrojnë të jap dorëheqjen
- “Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve
- Protesta e dhunshme: Flakët përfshijnë Ministrinë e Ekonomisë



