Vendimi i Ivanovit për të mos i dhënë mandatin liderit të LSDM-së dhe vizita e fundit e Mogerinit, kanë bërë që Bashkimi Demokratik për Integrim të mbledhë sot kryesinë qendrore. Në këtë mbledhje, pritet të diskutohen hapat e mëtejme të cilat do t’i ndërmerr partia e Ahmetit.
Ndryshe, BDI kishte paraparë që të mbledhë kryesinë për të vendosur nëse do të jenë pjesë e Qeverisë me LSDM-në, apo do të mbesin në opozitë, por do ta përkrahin një Qeveri të formuar nga LSDM-ja dhe partitë tjera shqiptare. Mirëpo, vendimi i Ivanovit ndryshoi rrënjësisht gjërat, duke krijuar një situatë pa rrugëdalje. /SHENJA/

