Lidhja socialdemokrate në pushtet ka kërkuar uljen e vlerës së kompensimeve rrugore për deputetët nga 30 në 20 pwr qind duke hasur në kundërshtimin e kolegëve e tyre nga Bashkimi Demokratik për integrim. Deputetët e BDI kanë mbështetur ndyshimet e ligjit, por jo edhe zvogëlimin e vlerës së kompensimeve për rrugë, raporton Almakos.
Këtë pakënaqësi haptazi e shfaqi një ditë më parë, deputeti Xhevat Ademi, i cili ftoi kolegët të sfidojnë opinionin dhe gazetarët, të cilët merren veç me deputetët, jo vetëm të ulin kompensimin, por ta heqin fare. Se do të propozojnë amendamete e tha sot edhe deputeti Rexhail Ismaili, i cili tha se oponioni duhet ta ketë të qartë se deputetët nuk marrin shuma të majme, por se bëhet fjalë për kompensim rrugor.
“Propozim ligjin në lexim të parë ne e mbështesim, kurse për lëxim të dytë do të shohim ,ndoshta do të kemi ide , qëndrime, propozime të grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik Për Integrim. E vërteta është se duhet gjetur një zgjidhje optimale që do të jetë në interes të gjithë qytetarëve dhe të deputetëve. Mos të biem në ndikim të asaj se deputetët marrin mjete të majme. Realisht ato janë kompensime për harxhimet rrugore”- tha Rexhail Ismaili, BDI.
Megjithatë, deputetët e LSDM-së thanë se këto ndryshime në Ligjin për pagat dhe kompensimet e funskionarëve të zgjedhur dhe të emruar janë zgjidhje afatshkurtër dhe se duhet një zgjidhje e përhershme. Sipas tyre, përpos uljes së vlerës së kompensimit, duhet që të ketë më shumë kontrrolle që të mos lejohen keqpërdorime. Nga burime jozyrtare mësohet se LSDM-ja do t’i ndëshkojë disa drejtorë të institucioneve të cilët kanë keqpërdorur të drejtën për kompensim rrugor.
Deputeti i LSDM-së, Ilija Nikolovski, bëri krahasimin e kompensimeve rrugore në Maqedoni me disa shtete të tjera si Greqia, Rumania, Bullgaria, shtete këto, deputetët e të cilave, sipas tij, marrin shumë më pak kompensime rrugore se kolegët e tyre në Maqedoni. Ai propozoi që deputetët të cilët jetojnë larg kryeqytetit të përdorin apartamentet shtetërore, një numër jashtëzakonisht i madh i të cilave janë bosh.
“Me sa kam unë informacion, edhe ashtu këto ditë më kanë “ bombarduar” njerëzit me informacione, në Shkup ekzistojnë rreth 5000 apartamente shtetërore, të cilat janë bosh, ndërsa jashtë Shkupit janë rreth 1000. Kohë më parë, kompensimi rrugor ishte 25 për qind, për udhëtimet zyrtare, dhe jo për ardhjen në punë”- tha Ilija Nikolovski.
Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Aleksandar Kiracovski, për shkak mospërputhjes në disa pika të deputetëve për propozim ndryshimet, propozoi formimin e grupeve të punës që do të përbëhen nga përfaqësues të partive parlamentare, të cilët do të merren me gjetjen e një zgjidhje optimale për ligjin për deputetët dhe përgatitjen e amendamenteve.
Siç raportojnë mediat, në tre muajt e parë të mandatit, deputetëve që nuk jetojnë në Shkup u është paguar 74 mijë euro për harxhime rrugore.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com