Drejtori i Qendrës së Skijimit “Popova Shapka”, Abdylgani Aliji, ka përfituar 420 mijë denarë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes shoqatës “Soleina”.
Kjo është formë e pastër keqpërdorimi, para publike që ndahen për funksionarët partiak, jo për kulturën. Zv.ministri Sedat Sulejmani shpërndan fondet si “shpërblim” partiak, duke eliminuar artistët e pavarur dhe përkrahur bashkëpartiakët.
Konkursi i fundit për industri kreative, nga 15 milion denar janë nda vetëm 11% ose afërsisht 2 milion denar për shqiptarët, dhe, në këtë ndarje katastrofale përfitojnë vetëm ata që i shërbejnë VLEN-it. Në vend të zhvillimit kulturor, kemi pasurim të rrethit të ngushtë partiak. Kjo nuk është politikë kulturore, por korupcion i pastër.
Kërkojmë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike që të reagojnë menjëherë ndaj këtij konkursi të hapur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, i cili përmban elementë të qartë të konfliktit të interesit dhe shpërdorimit të pozitës zyrtare.
Data 21.02.2026
Aktuale
- Përleshje me armë zjarri në Tetovë
- Nikolloski: Problemi me transportuesit është lart në agjendën në Bruksel, pritet një zgjidhje së shpejti
- Bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë dhe privohen nga liria dy persona
- Mela pret në takim Konsullin e Nderit të RMV-së në Bursa: Dibra synon bashkëpunim më të thellë me Turqinë
- VIDEO/ Protestuesit hedhin fishekzjarre në drejtim të policisë, forcat e rendit i kundërpërgjigjen me ujë me piper
- Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen molotovë e fishekzjarrë
- Andonovski: Internet publik falas në 64 komuna
- Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po i forcojnë lidhjet në pjesën e zhvillimit rajonal dhe politikave të BE-së


