Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj paraqitjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Ja dhe komunikata e plotë:
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj shfaqjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, një ditë pas takimit të Mickoskit me Kryeministrin serb, me ç’rast larg syve të opinionit mbeten marrëveshjet për të cilat ranë dakord.
Në mes të fushatës zgjedhore, bëhet gjithnjë e më e qartë se “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët. Kryeministri nuk ka nevojë të kandidojë kandidatë në Tetovë, Çair, Gostivar, Strugë e gjetiu, sepse kandidatët e “VLEN-it” janë në realitet kandidatët e tij politikë.
Mickoski e mbështet Bilall Kasamin jo rastësisht, por sepse askush më mirë se Kasami nuk do ta pranonte një “donacion serb” për ndërtimin e kishës në Tetovë dhe për rikonstruksionin e shkollës “Kiril Pejçinoviq”.
Ajo që qytetarët ende nuk e dinë, dhe që duhet ta dinë, është qëllimi i vërtetë i këtij donacioni dhe çfarë borxhi politik apo financiar ka marrë Kasami nga kompania serbe që e ofroi. Transparenca është zero, ndërsa dyshimet për ndikime të jashtme janë të thella.
Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, kryetari i Tetovës u shërben planeve të Mickoskit dhe politikave të “botës serbe” që gjithnjë e më tepër zgjeron ndikimin e saj përmes projekteve të dyshimta dhe financimeve të errëta.
BDI kërkon sqarime të menjëhershme për këtë marrëveshje, për burimin e mjeteve, për qëllimin e tyre dhe për përfituesit realë. Qytetarët e Tetovës meritojnë llogaridhënie, jo propagandë.
Data 05.10.2025
Aktuale
- Gruaja nga Gostivari denoncon në polici një person me probleme mendore që kërcënoi me thikë atë dhe familjen e saj
- Denoncimi pas katër muajsh, nëna njofton Policinë për zhdukjen e djalit 16-vjeçar! Nisin hetimet në Elbasan
- Osmani premton kuzhinë popullore për banorët e lagjes Topanë
- Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in
- EMRI/ Policia i bëri shenjë për t’u ndalur, 31-vjeçari shmanget dhe përplas disa makina! Zbardhet dinamika e ngjarjes në Sauk! Ja çfarë ndodhi
- Pas shoqërimit të së ëmës në polici, 14-vjeçarja tentoi vetëvrasjen! Gruaja procedohet për goditje të 13-vjeçares që dyshohet se bullizonte të bijën
- Radev: Shkupi shprehu ngushëllime dhe gatishmëri për ndihmë nga vërshimet
- EMRAT/ Çmontohet karteli italo-shqiptar i drogës në Leçe! 13 shqiptarë mes 29 të arrestuarve, tonelata droge nga Shqipëria në Spanjë