Vendimi i fundit i Këshillit të Komunës së Çairit për të marrë një kredi afatgjate prej 120 milionë denarësh (rreth 2 milionë euro) ka shkaktuar reagime të ashpra politike.
MARKETING
Nga BDI – Dega Çair, ky veprim shihet si jotransparent dhe i padrejtë, me akuza se mjetet do të përdoren për të mbuluar detyrime të krijuara për interesa zgjedhore. “Kjo nuk është kredi për zhvillim, por për të mbuluar dështimet. Barra financiare do të bjerë mbi qytetarët për një periudhë 10-vjeçare. Po krijohet një model i rrezikshëm: shpenzohet për zgjedhje, fitohet pushteti, merret kredi dhe borxhi lihet mbi qytetarët”, deklarojnë nga BDI.
Partia thekson se vendimi është i padrejtë, pasi qytetarët do të paguajnë për shpenzime nga të cilat nuk kanë përfituar dhe për të cilat nuk kanë pasur asnjë rol vendimmarrës. Një shqetësim tjetër lidhet me mungesën e transparencës.
BDI Çair kërkon publikimin e plotë të të gjitha detyrimeve që do të mbulohen me këtë kredi, realizimin e një auditimi të pavarur për shpenzimet para zgjedhjeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë për çdo keqpërdorim të mundshëm të mjeteve publike


