Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës.
Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”
Kjo nuk është një lapsus.
Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit.
Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski.
Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë.
Sepse ky është definicion i pastër i kapjes së shtetit: kur qeveria vendos se kush akuzohet dhe kush lirohet nga korrupsioni.
Pikërisht për këtë arsye, ndoshta, dosja më e madhe e korrupsionit urban në Çair, e dokumentuar dhe e denoncuar publikisht, vazhdon të mbetet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë.
Sepse qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është komprometim i drejtësisë.
Kjo nuk është qeverisje. Kjo është manipulim institucional.
Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është devijim i rrezikshëm nga standardet evropiane.
I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të mos mjaftohen me deklarata të përgjithshme, por të reagojnë konkretisht ndaj këtyre pohimeve publike që zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit aktual.
Shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur.
Dhe ne, si zë i qytetarëve, nuk do të heshtim përballë kësaj farsë të rrezikshme.
Data 17.04.2025
Aktuale
- Ngacmonte s*ksualisht dy nxënëse në shkollën ku jepte mësim, ndalohet mësuesi në Librazhd! Prokuroria ngre grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes
- Gashi takim me përfaqësues të NDI, prezantohen projekte digjitale që do ta transformojnë Kuvendin
- I blenë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, burri i Dafina Zeqirit kapet keq me komentuesit: Ejani për një Golf 2 …
- Presidenti i Hysenbelliu Group, z.Irfan Hysenbelliu pritet në një takim zyrtar në Nju Jork nga Ekzekutivi i Nassau County, z.Bruce Blakeman
- Andovski: Edhe dy të lënduar nga zjarri në Koçan janë në gjendje relativisht të rëndë
- (VIDEO) Krerët e VLEN-it do t’i kërkojnë kryeministrit riformatimin e Qeverisë
- Mickoski nga EBA: Prezantuam mundësitë për investim në Maqedoni, punojmë që të gjendemi në hartën e investitorëve botërorë
- Zogu i Tunës siç nuk e keni dëgjuar më parë