Bashkimi demokratik për integrim ka manipuluar shifrat për të hyrat dhe shpenzimet e fushatës të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, ka konstatuar Enti shtetërore për revizionit në raportin e fundit.
Në raport thuhet se BDI nuk e ka deklaruar një donacion të një personi fizik prej 150.000 denarë, ndërsa gati pesë milion denarë shpenzime të paplanifikuara për reklamimnuk janë paguar deri në periudhën e llogarisë.
Poashtu, BDI gjatë fushatës ka pranuar donacione nga persona fizik, të cilat i kanë tejkaluar limitet ligjore prej 30 mijë eurosh.
“Në periudhën prej 11 nëntorit të viti 2016 deri më 03 mars të viti 2017 pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore ka marrë donacione nga persona fizikë, shuma e të cilave tejkalon kufirin ligjor. Shuma totale e disa fondeve të dhuruara është 500,000 denarë dhe nuk janë transferuar në favor të Buxhetit të RM, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor “, thuhet në raport, transmeton Almakos.
Sipas raportit, dy kompani për fushatën zgjedhore të viti 2016 BDI-së i kanë dhururar 40 mijë euro. Të njejtat kompani në vitet në vijim kanë fituar tenderë nga komuna e Zhelinës me vlerë prej gati dy milion euro.
Zëdhënësi i BDI Bujar Osmani ka injoruar kërkesën e Almakos të komentojë raportin e Entit shtetëror të revizionit, i cili ka konstatuar shkelje ligjore nga kjo parti lidhur me finansimin e fushatës zgjedhore të zgjedhejeve të fundit parlamentare.
BDI në kundërshtim me ligjin ka finansuar fushatën zgjedhore edhe gjatë zgjedhjeve të viti 2011, kur në listën e donatorëve janë paraqitur edhe ndërmarrjet publike, institucionet shtetërore dhe komuna. Atëkohë Bujar Osmani i BDI pati deklaruar se bëhet fjalë për gabim teknik të Entit për revizion./Аlmakos
Arbnora Memeti