Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së e cila siç thonë nga BDI po tenton të prekin në gjuhën shqipe.
BDI thonë se VMRO për të ikur nga përgjigja konkrete, po akuzon sikur opozita ka frikë nga e kaluara kriminale.
Nga BDI thonë se kërcënimet dhe propaganda e VMRO-së nuk i frikëson.
Reagimi i plotë:
Duart larg nga gjuha shqipe!
Pasi reagimi ynë i sotëm zbuloi planin e qeverisë me legjitimitet monoetnik për të shfuqizuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, VMRO-DPMNE u përgjigj me papagallizmin dhe propagandën e zakonshme, duke përhapur narrativën se BDI na paska frikë nga e kaluara kriminale.
Le ta themi shkurt e qartë: të gjithë kriminelët, pa dallim etnie apo partie, duhet të përgjigjen!
Ne qëndrojmë gjithmonë pas këtij parimi dhe nuk do të mbrojmë askënd që ka shkelur ligjin!
Por mos mendoni se me kërcënime dhe propagandë të tillë do të na frikësoni:
Ku është fjala për gjuhën shqipe, për dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar, ne nuk kemi frikë as nga përndjekja, as nga vdekja!
Ju mund të përpiqeni ta kriminalizoni luftën tonë për liri, ashtu siç bënë regjimet e dikurshme, por mos harroni se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa:
Historia e ka treguar gjithmonë kush mbijeton dhe kush përfundon me turp!
Prekni ç’të doni, por duart larg nga kjo që për ne shqiptarët është e shenjtë!
Larg duart nga gjuha shqipe!
Data 09.01.2025
Aktuale
- Pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana” e bëjnë për spital një 17-vjeçar në Ferizaj
- Ndërhyrje e rrallë kirurgjike në Shqipëri, pacientit i hiqet tumori në kokë përmes vetullës
- Zjarri përfshin kodrat e Hollywood, kërcënohet “Walk of Fame”/ 7 vatra aktive në Los Angeles, kaos në rrugë
- Kosova përballet me sfidën e ligjit për liritë fetare: Çfarë garanton Kurti për Kishën Ortodokse Serbe?
- Temperaturat minimale deri në 5°C! Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata
- Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar i RMV
- Në Veles gjatë vitit 2024, ka rënë numri i foshnjeve të porsalindura dhe kurorëzimeve
- LAMM: Dukshmëri e ulët në rrugën Tetovë-Gajre