Nga BDI u janë përgjigjur deklaratave të Micoskit, se ata dhe LSDM po përgatiten për të shkaktuar kaos në zgjedhjet lokale. Sipas tyre, bëhet fjalë për shpifje dhe tentativë e dështuar për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë së tij monoetnike, por edhe të rrezikshme pasi që përbëjnë nxitje për përplasje etnike.
“BDI gjithmonë ka qenë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nuk ka asnjë arsye të angazhohet në “plane të fshehta” ose “kaos”, siç pretendon Mickoski.
Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, kryeministri duhet të shpjegojë pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën, pse po diskriminon shqiptarët, pse e uli në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin numrin e këshilltarëve, pse po e instrumentalizon KSHZ, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera në shërbim të planeve të tij partiake e monoetnike dhe pse me çdo vendim e kthen vendin mbrapa në kohën e para vitit 2001. BDI nuk mund të qëndroj indiferente kur shkelet Marrëveshja Paqësore e Ohrit, që është jetike për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen progresive.
Se kush është duke bashkëpunuar me LSDM, qytetarët e panë edhe dje, kur VMRO dhe LSDM bashkuan votat për të diskriminuar përfaqësimin e diasporës në komunat tona. Bëjnë mirë që VMRO dhe LSDM ti japin fund bashkëpunimit të tyre në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, në dëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Zgjedhjet e tetorit do të jenë test i vullnetit qytetar, do të jenë referendum dhe se qytetarët do ta ndëshkojnë politikën e frikës, manipulimit, demontimit të shtetit multietnik dhe përçarjes. Demokracia nuk frikësohet nga deklarata të këtilla të pavërteta – as shqiptarët, as maqedonasit nuk meritojnë të udhëhiqen nga shpifje dhe skenarë të rremë. E ku do të jetë BDI, kjo varet vetëm nga populli”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 23.08.2025
Aktuale
- Naser Selmani: Maqedonia e Veriut si Repuplika Srpska
- “Lutem që shpirti i i tij të gjejë paqen e merituar”- Berisha reagon për vdekjen e gazetarit: Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë!
- Ndarja nga jeta e gazetarit, Artur Zheji, reagon Ervin Salianji: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë! Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara
- Musliu për deklaratat e zëvendëskancelarit gjerman: Lista Serbe rrezik më serioz për Kosovën sesa AfD për Gjermaninë
- “Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, humbje e madhe për gazetarinë”- Gjekmarkaj: U prehtë në paqe! Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median dhe shoqërinë
- Intel dhe Qeveria Amerikane: Një Marrëveshje që Ndryshon Të Ardhmen e Teknologjisë
- Vrau gruan në sy të fëmijëve! Publikohen pamjet nga arrestimi i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçari nuk tregon pendesë: Im shoqe më tradhtonte, çfarë të bëja unë
- Mesut Bajrami shpall kandidatin e dytë në listën “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS”