BDI i është përgjigjur zv/kryeministrit Izet Mexhiti, lidhur me deklaratat e tij se është thyer miti i BDI-së.
Ata përmes një kumtese thonë se Izet Mexhiti dy dekada ka mbajtur pozitat më të larta në këtë parti ndërsa sot flet për thyerjen e mitit të BDI-së, madje nuk kanë kursyer as edhe disa akuza për ish nënkryetarin e tyre.
“Për dy dekada, Mexhiti shfrytëzoi pozitat që i dha BDI – si nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit dhe tre mandate si kryetar komune – për të realizuar interesat e tij personale dhe të klanit të tij familjar. Por njerëzit nuk janë naivë. Shqiptarët e dinë mirë se Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe keqqeverisjes. Ai është fytyra e asaj që pengoi zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në Çair dhe më gjerë. Tani, me fjalët e tij boshe për “thyerje mitesh”, ai përpiqet thjesht të fshehë paaftësinë dhe dështimin e tij për t’iu përshtatur standardeve të reja të llogaridhënies”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 13.05.2025
Aktuale
- Mexhiti për Taravarin: Ti nuk solle ndryshimin, ti e pengove atë
- Mexhiti-Taravarit: Ti nuk e solle ndryshimin, por e pengove atë
- Takim me shoqatat shqiptare nga Lugina e Preshevës në Zvicër
- Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?
- Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë
- Finalja mes Vllaznisë dhe Egnatias ndërpret procesin e numërimi të votave në Shkodër, komisionerët duan të shohin ndeshjen
- Thaçi telefonon Ramën pas fitores në zgjedhje: Komandanti ishte në formën më të mirë
- Fillon mbledhja e ASH-së, nuk merr pjesë Arben Fetai