BDI reaguar pas deklaratave të VLEN-it, të cilët, gjatë ditës së sotme thanë se “BDI po shqetësohet për kolonat kufitare, ndërsa kanë qenë pikërisht ata të cilët kanë hartuar plane kundër Kosovës”.
Sipas BDI-së, kjo qeveri në shtatë muaj ka kthyer mbrapsht cdo arritje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës.
Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin – një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe – të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.
Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese.
BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur dinjitetin, legjitimitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga BDI. /SHENJA/
Data 27.01.2025
Aktuale
- Toshkovski: Për një Maqedoni më të sigurt, donacion nga BE dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminale
- EMRAT/ Ekzekutimi i Irakli Davellës, policia greke arreston dy shqiptarë! Të dyshuar si të përfshirë në atentatin mafioz ndaj bashkëatdhetarit…
- Ngacmimi s*ksual ndaj të miturit në Devoll, flet adoleshenti që denoncoi 45 vjeçarin: Më tha hajde me mua, po më prekte dhe do më hiqte tutat! Nëna e djalit: Është i trembur!
- Kryediplomati turk Fidan: Kurrë nuk duhet të ketë vend për terrorizëm në Siri
- Gjermania i del kundër Trumpit lidhur me Gazën
- Ligji për përfaqësim të drejtë! Deklarohen nga Fronti Europian,VLEN dhe VMRO-DPMNE
- (VIDEO) Kjo ndodh në RMV, Stoillkoviqi dekorohet për pastrimin etnik të shqiptarëve
- Albina Kelmendi sot feston ditëlindjen, urimin special e mori nga bashkëshorti