Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë.
“Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.
Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.
Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë.
Por, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët.
Për 100 ditë e larguan shtetin nga Europa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën.
BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perendimor të shtetit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 27.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Nëntë vjet nga “përgjakja e Kuvendit”
- (VIDEO) 27 prilli, tre të akuzuar ngrisin kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska
- (VIDEO) Teatri edhe Biblioteka e Tetovës edhe këtë vit nuk do të jetë gati
- (VIDEO) Waitz: Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim
- Rama paralajmëron Spiropalin: O me ne, o përballë nesh! Herën e tretë del nga Grupi i PS
- Forbes publikon listën e miliarderëve, kush janë pesë më të pasurit në botë?
- Hoxha takon Mexhitin: Nuk ka asnjë “tymnajë” që mund të ndikojë në marrëdhëniet tona
- Gjorgjievski: Kalimi në Bit Pazar përfundimisht do të mbyllet


