Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë.
“Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.
Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.
Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë.
Por, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët.
Për 100 ditë e larguan shtetin nga Europa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën.
BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perendimor të shtetit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Zëdhënësi : Çdo zgjidhje midis Kinës dhe BE-së duhet të sigurojë një ekuilibër interesash
- Velkovski: A do të sillte kthimi i ish-kompanive shtetërore më shumë mjete për qytetarët?
- 23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun: E akuzon për ngacmim seksual gjatë vizitave dhe mesazhe të papërshtatshme
- Blero dhe Eronita nisin pushimet me djalin, bashkë me ta edhe Tara
- Në parcelën private has gërmime dhe një dollap-tabelë për energji elektrike, denoncon në polici
- I riu nga Bogovina dërgohet në spital me lëndime nga një sulm fizik
- Kapen tre lypësa në Gostivar, ngritet procedurë për kundërvajtje
- Prokuroria e Ohrit kërkoi paraburgim për tre të dyshuarit që dogjën kabllo pranë deponisë “Bukovë”



