Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik – një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj proceseve euroatlantike dhe parimeve të stabilitetit rajonal.
Kjo mospërputhje e qartë në trajtimin e shteteve fqinje dërgon një mesazh shqetësues për drejtimin e politikës të shtetit tonë.
Një sjellje e tillë është pasojë e ndikimit në rritje të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut – një projekt që përbën kërcënim për sovranitetin, perspektivën evropiane dhe interesat strategjike të shtetit.
Promovimi i kësaj ideologjie në dëm të marrëdhënieve miqësore me Kosovën është i papranueshëm dhe i dëmshëm.
Data 13.05.2025
Aktuale
- Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit
- “Zgjedhjet më të grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në histori”, Berisha: U diktuan që të gjitha nga krimi
- Dimitrieska-Koçoska: E dimë çfarë duam dhe punojmë me përkushtim për të përmbushur angazhimet tona
- Meidani: Miku im i vyer Gashi më përcolli urimet e fitores së Ramës
- Dalja e Taravarit nga Qeveria, nuk pritet të ketë rikonstruim por vetëm ndryshim të ministrave
- Qeveria e miratoi informatën për furnizim të insulinës dhe terapisë tjetër mjekësore për diabetikët
- Rasti “Onkologjia” mbetet në labirintet e Prokurorisë
- Trump takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman