Analisti politik, Qenan Aliu shkruan se BDI ende është duke biseduar me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, transmeton Tetova1.
“..Duke u nisur nga fakti se nga Bdi-ja në vazhdimësi pohojnë se akoma të gjitha opcionet po diskutohen edhe përkundër prononcimit të liderit për kapitullin e mbyllur, lenë të kuptohet se Bdi akoma është në konektim praktik bisedimesh edhe me Vmro-Dpmne-në.
Poqëse eventualisht Bdi-ja është e kyçur në skenarin të mundësuar nga presidenti Ivanov për prolongimin e marrjes së qëndrimit deri në afat që të skadojë intrevali kohorë që PSP të mund të ngritë aktakuza dhe njëherit edhe prolongimin e zgjedhjeve lokale, ky skenar në mënyrë frapante do ta dëmtojë edhe më shumë kredibilitetin e kësaj partie.
Vazhdimin e mundësisë për ngritjen e aktakuzave do ta bëjë të mundur herdo kurdo ndonjë shumicë tjetër kurse pushtetet lokale edhe ata me të cilat udhëheqë kjo parti pas skadimit të mandatit edhe sikur të prolongohen, afati i prolonguar do të jetë krejtësisht teknik pa të drejtë të menaxhimit me resurset dhe me kufizimin total të arbitraritetit të funksionarëve të saj.”, shkroi analisti Qenan Aliu në llogarinë e tij në Facebook./Tetova1/