Grupi i zjarrit duket se fitoi betejën e parë brenda BDI-së meqë votuan unanimisht emrat e propozuar në funksionet brenda partiake në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm.
Emrat për të cilat në BDI kishin arritur një konsensus ditë më parë u votuan për anëtarë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
Nënkryetar u zgjodhën Izet Mexhiti, Bajram Rexhepi, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli, Sekretar i përgjithshëm – Faton Ahmeti, Sekretar organizativ – Blerim Bexheti dhe Sekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imeri.
Dega e Gostivarit shprehu pakënaqësi për përfaqësimin në organet partiake.
E pas kësaj që ndodhi sot në KP të BDI-së ku kryetari i degës nga Gostivari, Valdet Xhaferi në kryesi nuk mori asnjë votë, duket se vihet në pikëpyetje pozicioni i kryetarit për të në degën e Gostivarit. Parashtrohet pyetja si u bë kryetar dege?
Përplasja mes Talat Xhaferit dhe Musa Xhaferit nga kreu i partisë Ali Ahmeti u shoqërua me humor thumbues, kurse Talat Xhaferi në shenjë revolte për refuzimin e propozimit të tij lëshoi edhe mbledhjen.
BDI-ja sot nuk diskutoi për llogaridhënien e ministrave, ashtu siç kishte kërkuar me ngulmë grupi i zjarrit. Kjo temë do të hapet brenda partisë pas dy javësh. Megjithatë ministrat jodomosdomëshrish do të japin dorëheqje në rast se konstatohet pakënaqësitë nga puna e tyre.
Kreu i partisë Ali Ahmeti nga ky takim u bëri thirrje partive maqedonase të shfrytëzojnë momentin për vazhdimin e procesit të integrimit si dhe deklaroi se është pro një uniteti më të madh mes partive shqiptare.