Këtë javë, Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy Zëvendëskryeministrave të Qeverisë – Stoilkoviqit dhe Mexhitit.
Ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur unitetin, barazinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.
Stoilkoviqi, një mbështetës besnik i “botës serbe” dhe pro-putinist i dëshmuar, prej kohësh është shquar për të minuar integritetin dhe pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka promovuar agjenda të huaja që destabilizojnë rajonin dhe dëmtojnë përpjekjet tona për një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë.
Politika e tij është përpjekje për të përçarë dhe për të dobësuar shtetin, duke i dhënë prioritet interesave të tjera mbi ato të qytetarëve të Maqedonisë.
Iniciativa jonë për shkarkimin e Stoilkoviqit nuk është vetëm një kundërshtim ndaj tij si individ, por një veprim i nevojshëm për të mbrojtur Maqedoninë nga politikat që minojnë unitetin dhe stabilitetin.
Ne nuk mund të lejojmë që një njeri që përfaqëson agjenda të huaja dhe që përpiqet të dëmtojë tani edhe institucionalisht raportet ndëretnike dhe marrëdhëniet tona ndërkombëtare të vazhdojë të drejtojë një sektor kaq të rëndësishëm për të ardhmen tonë.
Ndërkaq, iniciativa për shkarkimin e Mexhitit ka një qëllim edhe më të thellë.
Ky veprim nuk është vetëm një kritikë ndaj tij, por një mundësi për ta shpëtuar atë nga rreziku i shndërrimit të tij në shembëlltyrë të po të njëjtës politikë, thjeshtë të bëhet “faqja tjetër e monedhës së njëjtë” që përfaqëson Stoilkoviqi.
Në fakt, me këtë mocion mosbesimi duam t’i japim mundësi Mexhitit të braktisë homologun e vet Stoilkoviq dhe të tjerë që iu shërbejnë interesave të huaja, duke e vendosur pushtetin personal mbi interesin e përgjithshëm.
BDI ka marrë këtë hap për ta shpëtuar Mexhitin nga rreziku që përfundimisht të bëhet pjesë e politikave që Maqedoninë e largojnë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm.
tNe besojmë se ky është momenti për t’ju dhënë fund përpjekjeve, edhe me ndihmën nga jashtë, që synojnë cënimin e stabilitetit politik e ndëretnik të vendit, të arritur me shumë mund, sakrifica e kompromise.
Injorimi i këtij angazhimi mund të përthellojë edhe më shumë ndasitë dhe të zvarrisë edhe më zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE.
Data 09.01.2025
Aktuale
- Shtëpia e Bardhë shpreh shqetësime të thella për situatën e tensionuar në Kosovë
- Kosova bëhet e qartë: FSK-në në veri vetëm me miratimin e KFOR-it
- “Në shtëpi mund të ketë pasur persona që i kërcënuan”- Tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali, kunati rrëfen pistat! Dokumenti i dyshimtë i firmosur nga avokatja e viktimës
- Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave
- Sanksionet shtesë nga Biden, Taravari: Qeveria aktuale i respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare
- “Ai shoqërohej me terroristë!”- Detaje nga vdekja e shqiptares në Itali pasi u hodh nga ballkoni, 32-vjeçarja akuzonte bashkëshortin për tradhti! Burri i të ndjerës: Motra e saj…
- QMK: Janë shuar pesë zjarre në qiell të hapur, gjendet një mjet shpërthyes afër Komunës së Çashkës
- Rezervat devizore tejkaluan pesë miliardë euro