04 March
BDI-ja edhe zyrtarisht konfirmoi pjesëmarrjen në koalicionin e ardhshëm qeveritar me LSDM-në. Pas mbledhjeve të gjata të kryesisë qendrore të kësaj partie, zëdhënësi Bujar Osmani deklaroi gjithashtu se partia e tij do të iniciojë një hetim të plotë të veprimtarisë së saj, paralel me reformat në sistemin gjyqësor.
Participi jonë në këtë Qeveri, është si rezultat i vullnetit të shprehur të popullit shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe për të analizuar programet që kishte si përbetim para votuesve shqiptar. BDI-ja do të kërkojë edhe hetim të plotë të gjithë veprimtarisë së kësaj partie që nga formimi i saj në vitin 2002 deri në ditën e sotme me ndërmjetësim ndërkombëtar deri sat ë përfundojë procesi i sistemit gjyqësor në vend – deklaroi mbrëmë Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së.
BDI-ja edhe njëherë i bëri thirrje presidentit të shtetit Gjorge Ivanov të japë mandatin dhe të mos pengojë formimin e Qeverisë së re duke thënë se asnjë rresht i deklaratës së partive shqiptare, nuk cenon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Ftojmë z. Ivanov, që në përputhje me obligimet e tija kushtetuese si dhe me kërkesën e tij gjatë konsultimeve me të gjitha partitë parlamentare, t’ia ndan mandatin për formimin e qeverisë shumicës së re parlamentare të konfirmuar me nënshkrimet e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Njëkohësisht, ftojmë z. Ivanov si dhe partitë politike në Maqedoni, të janë të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre në mënyrë që mos ta rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë – tha Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së.
LSDM-ja dhe BDI-ja gjithsej kanë 59 ulëse në Kuvend, kurse koalicionit të ardhshëm qeveritar pritet t’i bashkohet të paktën edhe një parti tjetër shqiptare, nga dy subjektet që kanë dhënë nënshkrimet e deputetëve të tyre për emërim të Zaevit mandatar. Pavarësisht plotësimit të numrit të nënshkrimeve për marrjen e mandatit, presidenti Ivanov refuzoi ta japë atë, me arsyen e rrezikimit të unitetit dhe sovranitetit të vendit nga kërkesat e palës shqiptare.
Fatlume Dervishi