Nga BDI në një komunikatë për media kanë thënë shprehin shqetësim për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët, të cilët, sipas tyre, po përballen me fatura të papërballueshme të energjisë elektrike, çmime të larta të produkteve bazë dhe një mungesë të plotë të masave qeveritare për të zbutur pasojat e krizës.
“Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshmesi ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj.
Inflacioni i pakontrolluar ka shkatërruar fuqinë blerëse, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të siguruar nevojat bazë, por nuk marrin asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore për të lehtësuar barrën e qytetarëve që sot ndodhen në prag të mbijetesës.
Në vend që të merret me politikat e duhura për të përmirësuar jetën e njerëzve, qeveria po e zhyt vendin edhe më thellë në izolim.
Integrimi në Bashkimin Evropian është bllokuar dhe qeveria nuk ka asnjë strategji për ta zhbllokuar këtë proces. Ndërkohë që vendet e rajonit avancojnë, qytetarët tanë janë të detyruar të përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive.
Nëpër zyrat e pushtetit vazhdon luksi dhe indiferenca, ndërsa qytetarët nuk mund të përballojnë më as faturat e muajit të ardhshëm.
Kjo qeveri ka zgjedhur të udhëheqë me propagandë dhe jo me veprime, duke e lënë vendin në krizë të thellë dhe duke manipuluar opinionin me tema të parëndësishme.
BDI nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kësaj katastrofe sociale dhe ekonomike.
Të drejtat dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të jenë më viktimë e papërgjegjshmërisë qeveritare.
Përballë kësaj varfërie të imponuar, këtij izolimi të rrezikshëm dhe kësaj politike të shurdhët, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fort se kurrë”, thonë nga BDI.
Data 08.07.2025
Aktuale
- Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”
- Qeveria ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve
- Rama në Durrës pas “goditjes” në Fier: Takim me drejtuesit vendorë për lirimin e hapësirave publike
- Angellov: Ka indikacione se zjarri në Bllacë është i qëllimshëm
- Uji, aleati i verës: Sa gota duhet të konsumoni çdo ditë, sipas ekspertëve
- Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Burgut në Shutkë dhe shtatë personave tjerë, dyshohet se lejuan të burgosurit të shkonin në shtëpi pa të drejtë
- Macron në vizitë zyrtare në Britani: “Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi”
- O.K.H. MERHAMET tribunë shkencore për 30 vjetorin e Gjenocidit të Srebrenicës