Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për punësimet e fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, ku është zbatuar një praktikë e papranueshme diskriminimi etnik dhe përjashtimi të shqiptarëve.
Në filialin “Drini i Zi” në Strugë, janë angazhuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune – të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar, pavarësisht se shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në këtë rajon.
Të njëjtën ditë, në hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, janë realizuar 8 punësime të reja – sërish pa përfshirjen e asnjë qytetari shqiptar.
Këto zhvillime dëshmojnë për një model të koordinuar dhe të qëllimshëm të diskriminimit institucional dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në punësim, të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.
Edhe më shqetësuese është heshtja dhe bashkëpunimi i heshtur i mbetjeve të VLEN-it në Qeveri, të cilët shohin punësimet monoetnike të VMRO-së, por nuk arrijnë të sigurojnë as një vend pune për popullin që pretendojnë ta përfaqësojnë.
BDI u bën thirrje menjëherë drejtuesve të CEMV-së dhe institucioneve përkatëse që të japin shpjegime publike dhe të ndërmarrin masa urgjente për korrigjimin e kësaj padrejtësie.
Praktikat e punësimit në ndërmarrjet publike nuk guxojnë të kthehen në mjete të favorizimit etnik dhe klientelizmit partiak.
Në një shtet demokratik, barazia në punësim nuk është privilegj , është e drejtë themelore.
Andaj nuk guxojmë të heshtim përballë këtij nënçmimi.
Data 19.03.2026
Aktuale
- “Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”
- Alarm në Uashington, drone mbi bazën ushtarake ku qendrojnë Rubio dhe Hegseth
- Reuters: SHBA po shqyrton skenarë për vendosjen e mijëra trupave shtesë në Iran
- Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia të bashkohet në partinë e re VLEN
- Rezolutë në Kuvend për provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare, kërkesë e studentëve të drejtësisë
- Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
- “Lagështia po më shkatërron banesën!”- Tarraca e pallatit e kyçur nga një person, konflikti për pronësinë mbetet i pazgjidhur
- Irani ka sulmuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në oborr të Alaksas


