Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se Komuna e Çairit është shndërruar në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Besarta Alija nga kjo parti tha se “kjo situatë në Çair është si rezultat i neglizhencës së kryetarit të komunës, që siç tha, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje”.
“Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Përveç kaosit urban, betonizimit dhe papastërtisë, tashmë edhe kabllot elektrike të rëna për tokë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së kryetarit të Komunës, Visar Ganiu, i cili, në vend që të kujdeset për sigurinë e banorëve, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje”.
“Qytetarët tashmë po e kërkojnë atë tek “njerëzit e humbur”, sepse ai dhe klika që e kontrollon atë, kanë shndërruar Çairin në një komunë të pamenaxhueshme, përmes korrupsionit masiv dhe shpërfilljes totale ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve”, thotë BDI.