Përpjekja e të përzgjedhurve shqiptarë të VMRO-s në qeveri për të shfajësuar veten për heqjen e Nenit 96 nga Ligji për Policinë është kulmi i hipokrizisë dhe shprehja më e qartë e mungesës së tyre reale në qeverisje.
Tani po premtojnë se do ta “rregullojnë me amendamente në Kuvend”, ndërkohë që kanë qenë vetë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë ku ky ndryshim u miratua në heshtje. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm.
Neni 96, që garantonte përfaqësimin etnik në polici, është një detyrim kushtetues që buron nga Amendamenti 6 dhe Marrëveshja
Paqësore e Ohrit. Heqja e tij nuk është “lapsus”, është pjesë e një strategjie për të përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore, veçanërisht nga strukturat e sigurisë.
Ne jemi në Kuvend, aty ku vendosen ligjet, dhe aty do ta ndalim këtë tentativë të rrezikshme. Ju e miratuat në Qeveri, tani është vonë për të luajtur rolin e mbrojtësve të interesit publik.
Shqiptarët nuk mashtrohen më nga fasada. Nuk mjafton të jesh fizikisht i pranishëm në qeveri, nëse politikisht je inekzistent.
Data 18.07.2025
Aktuale
- BDI: Amendamentet në Kuvend nuk i shpëtojnë nga përgjegjësia-neni 96 u hoq me miratimin tuaj në Qeveri
- Reali bën gati 100 milionë euro për yllin e Chelsea-t
- Manastir: Me pushkë të vjedhur qëlloi drejt fëmijëve dhe tentoi të vrasë policët – arrestohet 29-vjeçari
- Sela: Koalicioni i ASH-së me BDI-në nuk është humbje e filozofisë së Arbën Xhaferit
- Musk: Nuk mund ta besoj që Epstein vrau veten para se ta kuptonte se ishte e gjitha një mashtrim
- BDI: Mbi 730 konkurse para zgjedhjeve, përpjekje e dëshpëruar për të manipuluar qytetarët
- Formohet një parti e re politike në Kosovë me vlera të reja kombëtare
- Sarandë/ U qëlluan në lokal dhe u dërguan me urgjencë në Traumë, në gjendje të rëndë dy të rinjtë nga Tirana, njëri arrestohet me armë pa leje! Policia shpall në kërkim autorin dhe tre të tjerë, dy prej tyre me precedentë