Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë dhe dënon ashpër përjashtimin sistematik dhe të qëllimshëm të shqiptarëve nga institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fenomen diskriminues po merr përmasa alarmante dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.
Rasti i fundit që e ilustron qartë këtë realitet shqetësues është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku nga gjithsej 21 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar. Ky është një institucion publik që vepron me mjete buxhetore të taksapaguesve, përfshirë qytetarët shqiptarë, dhe përjashtimi i plotë i një komuniteti të tërë përbën praktikë të papranueshme dhe të dënueshme.
Ky nuk është rast i izoluar. Ai është pjesë e një politike përjashtuese, që shkon në kundërshtim të drejtpërdrejtë me frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe me vlerat themelore të integrimit evropian.
BDI kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe nisjen e një hetimi të pavarur për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës publike, nga pozitat drejtuese deri te vendet ekzekutive.
Diskriminimi nuk mund të normalizohet. Heshtja nuk është opsion. Barazia është e panegociueshme.
Data 12.03.2026
Aktuale
- FOTO/ AKU bllokon 738 kg fileto pule të “KMY-së” dhe 328.7 kg djathë nga baxho “Bonum”
- Zejd Rexhepi reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese: Përmendja e kalit si “mjet udhëtimi” është reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni
- BDI: Dorëheqje e menjëhershme e Kostadinovskit!
- Kujdes me vozitjen! MPB për 10 ditë ka arrestuar 151 persona për drejtim të pakujdesshëm të makinës
- Hoxha-Gordeva: Thellimi i partneritetit me BERZH-in, për infrastrukturë moderne dhe investime të gjelbra
- Mexhiti: Edhe një projekt i përfunduar, edhe një premtim i mbajtur
- ARRSH mori në dorëzim rrugën e Zavalinës, eksperti Nazarko për “TakFak”: Abuzimi me tenderat, shkaku i çarjes së rrugës! Papërgjegjshmëri e madhe
- Logos-A sjell botimin e ri “Metodologjia islame e leximit të kohëve të vështira” të mendimtarit turk Mehmet Görmez


