Largimi i 11 punëtorëve shqiptarë nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” në njësinë e Strugës është një goditje e rëndë ndaj dinjitetit dhe sigurisë së shqiptarëve në vendin e tyre. Ky veprim nuk është vetëm një padrejtësi individuale, por një simptomë e një qeverisjeje të dështuar, që po i kthen shqiptarët në vendin ku duhet të luftojnë edhe për të mbajtur një vend pune që e kanë fituar me meritë.
Në një kohë kur pritej që përfaqësimi shqiptar në qeveri të garantonte jo vetëm punësimin e më shumë shqiptarëve në administratën shtetërore, por edhe mbrojtjen e atyre që janë tashmë të punësuar, realiteti dëshmon të kundërtën. Ajo që po ndodh sot është tregues i impotencës totale të përfaqësuesve të VLEN, të cilët jo vetëm që nuk arrijnë të sigurojnë hapësira të reja për shqiptarët, por as nuk janë në gjendje t’i ruajnë pozitat ekzistuese.
VLEN jo vetëm që nuk vepron, por hesht. Heshtja e tyre është bashkëfajësi. Shqiptarët nuk votuan për të qenë më të dobët, më të përjashtuar e më të nëpërkëmbur. Votuan për dinjitet, barazi dhe përfaqësim real.
Nëse një grup që pretendon të jetë pjesë e qeverisjes nuk është në gjendje të mbrojë as 11 punëtorë të zakonshëm nga padrejtësia, atëherë çfarë kuptimi ka pjesëmarrja e tyre në pushtet?
VLEN po FLEN. Dhe ndërkohë që ata flejnë, shqiptarët po i largojnë nga puna. Ky është bilanci i një përfaqësimi që po rezulton i zbrazët dhe i dëmshëm.
Kërkojmë reagim urgjent dhe kthim në punë të menjëhershëm për punëtorët e larguar padrejtësisht. Çdo vonesë do të përbëjë një provë më shumë të paaftësisë dhe heshtjes së organizuar të atyre që duhej të ishin zëri i shqiptarëve.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike
- Gjoba të shumta për marketet, të cilat nuk respektuan detyrimin për publikimin e çmimit të produkteve online
- (VIDEO) Osmani dhe Rojkind prezantuan projektin “Vizioni Çair 2040”
- Akuzohet për vdekjen e turistes angleze, Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës! I arrestuar dhe për drogë në Norvegji, u dënua me 15 vite
- (VIDEO) Zjarri në Trubarevë, katër qytetarë janë trajtuar në institucionet shëndetësore
- Parashikimet e frikshme për 2025: Çfarë thonë Baba Vanga dhe Nostradamus?
- Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit
- Çmimi i arit pëson 30% rritje nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj