Ekonomia e Maqedonisë sipas prognozës më të re të Bankës Botërore këtë vit do të ketë rritje prej 2, 8 për qindëve, vitin e ardhshëm 3,3 për qind, ndërsa në vitin 2019 parashikohet rritje për 3,8 për qind.
Në Raportin më të ri të Bankës Botërore për këtë vit parashikohet që rritje më të lartë ekonomike në rajon të ketë Kosova me 3, 9 për qind.
Raporti parashikon që Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike për 3,5 për qind, Bosnjë Hercegovina 3,2 për qind, mali I zi 3,3 %, Serbia do të ketë rritje ekonomike për 3 %, ndërsa Kroacia për 2,9 %.
Banka Botërore parashikon rritje prej 2,7 për qind të ekonomisë globale këtë vit dhe 2,9 për qind në vitin 2018. Në vitin 2014 rritja ishte 2,4 për qind.