Ai theksoi se kjo masë përbën një hap të rëndësishëm që ndikon në zbutjen e çmimeve të karburanteve, duke e cilësuar si një lajm të mirë dhe të mirëpritur për qytetarët. Sipas tij, vendimi ishte gjithashtu i pritshëm, pasi vende të tjera të rajonit tashmë kishin ndërmarrë hapa të ngjashëm.
“Kemi disa momente shumë interesante. Masa për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës, është lajm i mirë, duhet patjetër ta përshëndesim, është marrë një vendim konkret me të cilën zbutet çmimi i naftës. Ky është një lajm i mirë por edhe i pritshëm, parasegjithash sepse të gjithë vendet e rajonit e bënë këtë. Por është një gjë e çuditshme pasi për 3 javë nuk u sjell asnjë vendim, dhe disi në njëfarë mjegullie e prunën situatën politike në vendin tonë saqë nuk diheshte se a do të bihet ky vendim në vendin tonë apo jo”, deklaroi Baush. /SHENJA/


