“Fundosja” e Sali Berishës pritet të ndryshojë situatën politike. Tani kanë filluar të dalin dhe kandidaturat e para që mund ta zëvendësojnë ish-kryeministrin në politikë. Sipas analistit Baton Haxhiu, i vetmi që mund të bashkojë dhe të ngrejë sërish Partinë Demokratike është oligarku i njohur Samir Mane.
Ai tha dje në një intervistë televizive se duhet model tjetër lideri në PD dhe opozitar; një njeri jashtë politikës aktuale, një i djathtë që përbashkon dhe që ka fuqi menaxhuese e drejtuese.
“E vetmja figurë e secila e ka një farë kredibiliteti dhe që është fare jashtë PD që njerëzit duhet ta mendojnë si të djathtë dhe që jep një farë shprese, është Samir Mane. Nuk e zgjodha Samir Manen, as nuk thash se do të jetë. Cili është profili i një njeriu që duhet të jetë është diçka tjetër. Samir Mane është shumë mirë. Lider tjetër tek ata nuk shikoj”, tha Baton Haxhiu.
closevolume_off
Mos vallë kjo deklaratë sinjalizon dhe përgatit futjen e Manes në politikë? Gazeta “SOT” e raportoi pak kohë më parë se Mane, dyshohet se ka financuar në mënyrë të fshehtë Judën e Lulzim Bashës, Gazment Bardhin dhe “non gratën” Sali Berisha në mënyrë që Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës të dalë komplet jashtë loje.
Haxhiu tha gjithashtu se pushteti i Edi Ramës për vitin 2025 është siguruar.
“Ky pastrim i ndan rrugët e liderëve të vjetër dhe mosqarkullimin e elitës. Përfundon beteja e Sali Berishës me Edi Ramën. Mund të kemi që Edi Rama të fitojë zgjedhjet e 2025, por elita e re politike që krijohet nuk besoj se do e ketë ashtu aq të vështirë betejën me Edi Ramën, për arsye se bashkësia ndërkombëtare me elitën e re që vjen do të bëjë marrëveshje. Unë jam i bindur se Berisha e ka vonuar shumë procesin për zgjedhjet e 2025, aq shumë saqë ja ka siguruar pushtetin Ramës për 2025, por pushteti i Ramës në 2025 do të jetë i zbehtë, i pafuqishëm”, deklaroi Haxhiu.