Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (16.09.2025), në orën 17:50, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria F.N.(60) dhe 30-vjeçaren S.S., të dy nga Tetova.
“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse në Tetovë, ku F.N. ka qëndruar së bashku me S.S., të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një qese me rreth 130 gramë materie pluhur të bardhë, me shumë gjasë kokainë. Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.