Departamenti për Polici Kriminalistike – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme bashkë me SPB Shkup – Njësiti pët Tregti të Palejuar me Drogë, NJAS Tigrat dhe Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz, pas urdhërave të prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë zbatuar hetim kriminalistik nga shtatori i vitit 2023 deri në janar 2024 për R.K. (45) nga Shkupi, i cili më parë ishte dënuar dhe kishte vuajtur dënimin me burg prej 15 viteve për shitje të drogës.
Gjatë bastisjeve në lagjen Gazi Babë në Shkup, të koordinuara me Tigar, autoritetet kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të drogës, peshore digjitale, dhe një inventar të pasurisë me vlerë rreth 120 mijë euro. Pajisjet dhe pasuria dyshohet se janë blerë me të ardhurat e paligjshme nga shitja e drogës.