Më 08.05.2026, në periudhën prej orës 14:30 deri në orën 19:00, në Gostivar dhe rrethinën e Gostivarit, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar i privuan nga liria E.A. (24) dhe D.SH. (24) në Gostivar, si dhe L.G. (20) në fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit.
Gjatë kontrollit te personi E.A. u gjetën dhe u sekuestruan një telefon celular dhe sende me mbetje të drogës narkotike.
Në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Gostivar, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të D.SH.. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe para në valuta dhe vler të ndryshme.
Po ashtu, me urdhër gjykyte, u realizua bastisje edhe në shtëpinë e L.G. në fsh. Banjicë e Poshtme. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan një qese me marihuanë dhe një pushkë e kalibrit të vogël me karikator prej katër fishekësh.
Të tre personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.


