Më datë 10.04.2026, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin M.S. (38) në Gostivar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në një objekt gastronomik (restorant), të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe lëndë pluhur të bardhë, ndërsa marihuanë është gjetur edhe brenda objektit gastronomik.
Më datë 11.04.2026, në ora 02:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çegranit kanë privuar nga liria personin U.I. (57) nga fshati Forinë e Gostivarit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhur e bardhë.
Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.


