Sot, në ora 06:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Sektori për tregti të palejuar me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42), të gjithë nga fshati Bërvenicë. Janë kryer bastisje në fshatin Brvenicë, në shtëpi, objekte ndihmëse dhe automjete të udhëtarëve, në bazë të një urdhri paraprak gjyqësor. Gjatë bastisjeve, te I.J. janë gjetur pesë paketime me substancë pluhur i bardhë, 52 fishekë për pushkë automatike të kalibrit 7.62, dy fishekë për pistoletë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë nga pushkë automatike.
Te S.Z. (36) janë gjetur dhe sekuestruar 20 fishekë për pushkë automatike të kalibrit 7.62, një pistoletë dhe një karikator me dy fishekë, të cilat i posedonte pa leje, si dhe një peshore digjitale me mbetje të substancës pluhur të bardhë.
Te D.P. (69) janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që e posedonte pa leje, si dhe një karabinë gjuetie, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, të cilat i posedonte me leje. Te D.P. (65) janë gjetur dy lista dhe një fletore me emra personash, dy kompjuterë, si dhe rreth 31.640 euro, 3.400 franga zvicerane dhe 56.500 denarë. Te S.Z. (42) është gjetur një substancë pluhur i bardhë. Personat janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit Penal.


