Agim MORINA
Nëse edhe pas tvitit që mbrëm e postoi, Akademikeja Katica Qullavkova tolerohet dhe mbetet anëtare e Akademisë së Maqedonisë së Veriut, atëherë maqedonasit pajtohen me mendimin e saj se bashkëjetesa është formë artificiale që mbahet vetëm për të vazhduar ky shtet të egziston! “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetë”, shkrujti Qullavkova! Nuk e di për ç’ka menduar?!Për tubimin fetar në Strugë, për puthjen e një kryqi nga qindra njerëz apo për përdorimin e të njëjtës lugë njëlloj nga mijëra njerëz në festimet fetare gjatë kohës së sëmurjes! Jemi të gjithë dëshmitarë për shkeljet të shumta e ligjit dhe për deklaratat arogante të anëtarëve të lartë të kishës ortodokse në Maqedoni, por asnjë Shqiptar këtë nuk e lidhi me bashkëjetesë!
Nuk e di ç’të mendoj! Të presim reagimin zyrtar të Akdemisë së Maqedonisë së Veriut apo të prokurorisë publike?! Unë që nga botimi i enciklopedisë së famshme nga ana e Akademisë, këtë institucion nuk e llogaris si vend ku është e koncentruar “mëndja” e popullit, por prap këtë me të vërtetë nuk e kam pritur! Të paktën që mundet ta bën Akademija e Maqedonisë së veriut është menjëherë lt’ia mare titullin Qullavkovës që të na binde disi se Akademia nuk është qerdhe e rasistave! Së fundit, nuk dua me paret të mia të pagoj dike që më uren!