Kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, Bashkim Murtezi iu është përgjigjur akuzave se me projektin e gjimnazit ‘Sami Frashri’ po krenohen edhe partitë tjera dhe se nuk kanë të drejtë edhe ato të krenohen.
Murtezi ka kërkuar debat publik me secilin që pretendon dhe mendon ndryshe në këtë temë duke zgjedhur vendin dhe kohën.
‘” Çdo njërit falënderim për kontributin e dhënë. Qoftë edhe për një fjalë goje. Por një është e vërteta. Atë që e dimë ne që kemi qenë në proces. Çdo njëri që pretendon ndryshe jam i gatshëm të përballem me forcën e argumenteve publikisht në cilin do medium të vendit dhe në cilën do kohë.
Të flasim gjerë e gjatë për këtë temë, pse nuk u bë deri sot, pse nuk u bë në pjesën urbane të qytetit, pse aq shumë vite nxënësit mbetën në kushte të mjerueshme, si përfunduan hapësirat e mëparshme dhe për çfarë u shfrytëzuan hapësirat në qytet.”, shkruan Bashkim Murtezi.