Kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, Bashkim Murtezi ka njoftuar opinionin për marrjen e dritës jeshile prej Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ndërtimin e objektit të gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë.
“ Të dashur qytetar të Komunës së Kumanovës, të nderuar aktivist të Alternativës!
Më në fund përkushtimi, përpjekjet, angazhimi dhe vendosmëria po marrin epilogun dhe formën e duhur. Alternativa në Kumanovë në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka bërë tentime të vazhdueshme për të zgjidhur problemin e kahmotshëm të objektit të gjimnazit “Sami Frashri”.
Disa na thonin nuk bëhet, të tjerët nuk mundeni, skeptikët as që e merrnin për serioze, disa tentuan të devijojnë rrugën, kurse ne punonim në qetësi dhe vendosmëri.
Aq sa për të arritur afatet që kjo të vije në rend dite sot, Komisioni për urbanizëm pranë degës së AAA Kumanovë mori mbi supet veta edhe përgatitjen e projektit kryesorë. Përpjekjet dhe mundi jonë sot u kurorëzuan me sukses.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot miratoi vendimin për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë,
duke ndarë për vitin 2022, 48.000.000,00 denarë për fillimin e realizimit të projektit nga gjithsej 120.000.000,00 denarë. Na priftë e mbara edhe në projektet tjera.”, shkroi Bashkim Murtezi.