Bashkim Bakiu, kandidat për kryetar të Sarajit nga Lëvizja Besa, në një intervistë për Almakos, ka folur për vizionin e tij për Sarajin, ku dëshiron të përmirësojë jetesën e qytetarëve, duke realizuar projekte modeste. Premton ndërtimin e infrastrukturës, investime në arsim dhe zhvillim lokal ekonomik.
Gjestin e ish kryetarit të komunës, Blerim Bexheti për t’u rikandiduar e ka cilësuar si gjest egoist dhe qasje joprofesionale ndaj detyrës publike.
Ai akuzon pushtetit lokal të BDI në Saraj se i ka munguar elementi i qeverisjes së mirë, ka pasur jo transparence, ndërsa atje ku ka jo transparence ka edhe korrupsion. Sipas tij, administrata e komunës është sunduar nga militant partiak të BDI, të cilët kanë marrë rroga pa mos shkuar në punë.
Ai refuzon të pranojë faktin se burimi i komunës në fshatin Rashçe, furnizon me ujë të pijshëm tërë kryeqytetin, ndërsa banorët e Dervenit vuajnë për ujë të pijshëm.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1870142136359963/