Bashkësia energjetike evropiane i rekomandon Maqedonisë që tarifën e lirë për energji elektrike ta vendos vetëm për kategoritë sociale dhe për periudhë kohore prej dy viteve. Drejtori i Sekretariatit për bashkësi energjetike Janez Kopaç, i cili sot pati takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, ka deklaruar se detajet rreth propozimit të Qeverisë së Maqedonisë për kthimin e tarifës së lirë për të gjithë qytetarët nuk i ka të njohura, por se përjashtme janë të mundshme vetëm nëse ato janë mirë të argumentuara, të kufizuara përkohësisht dhe shpenzimet e bëra gjatë realizimit të paguhen nga buxheti i shtetit. “Nuk e di saktë çfarë është ai propozim. Kemi dëgjuar se ka pasur diçka të tillë në fushatat parazgjedhore, por detajet nuk i dimë. Përjashtime janë të mundshme, por duhet të jenë shumë të arsyeshme, në konsultim me Sekretariatin, të kufizuara përkohësisht dhe shpenzimet e bëra të paguhen nga buxheti publik, e jo nga konsumatorët tjerë të energjisë elektrike”, theksoi Kopaç. Nga Qeveria paralajmërojnë se propozimi për kthimin e tarifës së lirë nuk do të jetë në kundërshtim me rregullativën e Bashkimit Evropian dhe se nuk do të paraqesë shpenzim të madh për konsumatorët (koha.mk)
Data 28.03.2026
Aktuale
- Janë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi
- FOTO/ Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makinat përplasen mes tyre dhe bëhen copash, 2 fëmijë përfundojnë në spital! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Gazetarja Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete
- Mexhiti: Anketa dëshmon rritjen e VLEN-it dhe besimin e qytetarëve
- Leksioni nga Shkupi
- Përfaqësuesit e shoqatës “Köprü” në Turqi: Realizuan takime miqësore me sektorin civil dhe përfaqësuesit shtetëror
- (VIDEO) Kryeministri: Rritja e çmimit të derivateve ka rritur shitjen e tyre
- Irani sulmon aeroportin kryesor të Kuvajtit – pamje

