Kryqi i Kuq i RMV-Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, së bashku me të gjithë individët dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore që i nxitë për t`u përfshirë dhe përkrahur procesin e dhurimit të rrobave të përdorura, është për të kontribuuar për krijimin e një shoqërie me qytetar të përgjegjshëm me vese të mira, ku secili e vlerëson atë që e merr dhe secili jep kontribut në shoqërinë ku jeton. Përmes procesit të dhurimit të rrobave si dhe përmes punës së ndërmarrjes sociale “Kopçe”, Kryqi i Kuq nxitë modelin e një jetese të qëndrueshme, gjegjësisht nxit që të dhurohen dhe blihen rroba që tashmë janë krijuar dhe përdorur, por të cilat ende mund të përdoren. Me këtë, jo vetëm që i ndihmojmë dikujt që i duhet ndihmë, por edhe ndikojmë në uljen e përdorimit të resurseve natyrore që përdoren gjatë prodhimit të rrobave të reja, si dhe për uljen e mbeturinave që krijohen nga mospërdorimi i rrobave.
Si shembull për një kompani me përgjegjësi shoqërore, “Alkaloid” AD Shkup, në partneritet me Kryqin e Kuq, ka iniciuar dhe ka dhënë përkrahje në punën e ndërmarrjes sociale “Kopçe” dhe me këtë edhe përkrahje për kategoritë më të prekshme të qytetarëve, përmes aksioneve humanitare për dhurimin e rrobave. Në periudhën nga 19 deri me 30 shtator të këtij viti në hapësirat e kompanisë është mbajtur një aksion për dhurimin e rrobave, me qëllim që t`i ndihmohet familjeve të rrezikuara sociale. Në dhjetëra pako për dhurim, që u vendosën në disa punkte në tre lokacione të “Alkaloid”, u mblodhën rreth 1.900 kg rroba. Me shembull personal ndaj aksionit në të cilën morën pjesë më shumë se 2000 të punësuar në kompani, u përfshi edhe drejtori gjeneral Zhivko Mukaetov dhe menaxhmenti i kompanisë.
Rrobat e dhuruara janë selektuar në mënyrë adekuate nga ana e vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe do të dorëzohen deri te përdoruesit përfundimtar. Ky është aksioni i dytë masiv që po e realizon “Alkaloid” AD Shkup këtë vit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Aksioni i parë u realizua gjatë muajit qershor të këtij viti, me rastin e Ditës Botërore të Gjakdhurimit, që në “Alkaloid” u shënua me një aksion masiv të dhurimit të gjakut në të cilin u lajmëruan rreth 140 dhurues gjaku nga kompania për një ditë.
Iniciativat e këtilla të përbashkëta kanë për qëllim që të nxisin humanizmin dhe solidaritetin njerëzor, por edhe ta zhvillojnë përgjegjësinë kolektive ndaj shoqërisë, duke i ndihmuar kategorive më të prekura të qytetarëve.