James Abdey, profesor në ‘London School of Economics’ (LSE), ka theksuar mundësitë fantastike që ofrohen për studentët shqiptarë, duke sjellë programet e LSE në Universitetin Luarasi.
Siç tha ai, ky hap do t’u mundësojë studentëve shqiptarë të studiojnë me kosto më të ulët dhe të marrin një diplomë të nivelit të lartë ndërkombëtar në fusha të kërkuara nga tregu i punës.
Në një intervistë në News 24, Abdey theksoi se për LSE fokusi kryesor është orientimi drejt të punësuarit dhe programet e LSE janë të përshtatura për të plotësuar nevojat e tregut të punës dhe ofrojnë mundësi për një impakt të madh në nivel global.
“Kemi zgjedhur programet më popullore të LSE, që janë “Data Science dhe Analizë Biznesi, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” dhe ne “Financë”, për t’i ofrua studentëve një arsim cilësor në fushat që janë në nivel të lartë të kërkesave të tregut,” tha Abdey.
Ai theksoi se “Universiteti Luarasi” është një institucion i akredituar, që ka arritur të marrë besimin e LSE dhe garanton mekanizmat e nevojshëm për një arsimim të nivelit më të lartë.
“Ky është një mundësi e shkëlqyer për studentët që të studiojnë në Shqipëri dhe të marrin një diplomë me nivel ndërkombëtar” përfundoi ai.
James Abdey, profesori i ‘London School of Economics’: Është fantastike që mundemi të sjellim programet tona të reja në Shqipëri, duke i ofruar studenteve mundësin të studiojnë me kosto më të ulët, duke përftuar një diplomë cilësore në drejtimin akademik të LSA.
Ne kemi një fokus kryesor në të punësuarit, i kemi përshtatur kurrikulat me tregun e punës dhe të japim një impakt kryesor në nivel botëror. Kemi zgjedhur programet më popullore të LSE, që janë “Data Science dhe Analizë Biznesi, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” dhe ne “Financë”, për t’i ofrua studentëve një arsim cilësor në fushat që janë në nivel të lartë të kërkesave të tregut.
Ne nivel afatgjatë, duke parë dhe ecurinë dhe numrin e studentëve, synimi është që të shpërndahemi në nivel global, por fokusi është cilësia akademike. Ne vijim do të shohim dhe mundësin e zgjerimit të programeve që ofrojmë.
Universiteti Luarasi është një qendër e akredituar dhe ka të gjitha mekanizmat e garantuara nga Universiteti i Londrës. Të gjithë kolegët e LSE kanë besimin maksimal se cilësia do të jetë maksimale në Universitetin Luarasin. Në këtë vizitë që kemi tani dhe në vijim, do të zhvillojmë trajnimet e nevojshme me stafin.
Studentët do ndjekin një kurrikul të ‘London School of Economics’, gjithashtu ato vlerësohen nga stafi i LSE për të marrë statusin akademikë. Numri i studentëve të ‘London School of Economics’ të punësuar është i lartë, ne çdo vit punësojmë 25-30 studentë dhe kanë një nivel të lartë ekselence, përfitojnë dhe bursa. Të jep mundësin të mëdha për tu punësuar. Është mundësi e shkëlqyer të studiosh në vendin tënd dhe të marrësh një diplomë të tillë në nivel ndërkombëtarë.