Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë.
Sipas tij ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë.
Basha shprehe se katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)