Kreu demokrat Lulzim Basha po zhvillon një takim me 90 investitorë italianë. Ata po bashkëbisedojnë për vizionin dhe politikat ekonomike, që do të ndërmarrin nëse PD fiton zgjedhjet.
“Shumica prej investitorëve kanë ardhur nga Italia me interesin për t’u njohur me propozimin tonë ekonomik për të ardhmen.
Ne jemi të vendosur dhe të përgatitur të kthejmë punën dhe investimet në vend. Fasadat nuk prodhojnë mirëqenie. Fabrikat, hidrocentralet, rrugët, investimet e huaja krijojnë punësim, zhvillim dhe mirëqenie”, thekson Basha.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)