
“Shqiptaret po largohen masivisht nga vendi dhe gjendja është pa shpresë për të ardhmen, Dalja nga kjo gjendje është e qartë. Mesazhet i kam marrë në SHBA e Bruksel dhe janë konfirmuar nga KE dhe rezoluta e PE se dalja e Shqipërisë nga kjo gjendje kalon përmes largimit të kriminaleve nga politika dhe zgjedhjeve të lira.
Kalon përmes zbatimit të reformës në drejtësi. Kjo është dalja e Shqipërisë nga kriza që ndodhet. Rilindja e 1 prillit ka vetëm një synim, të mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe të pandryshuar, sepse kjo gjendje u siguron atyre pasurinë dhe pushtetin. Rilindja ka krijuar miliarda dhe luks përmes korrupsionit dhe krimit. Duhet që Balili të vazhdojë të punojnë që të sigurojë miliarda euro. E vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin është pushtimi i zgjedhjeve për ta. Zgjedhjet e lira janë fundi i politikanëve arrogantë të lidhur me krimin. Ata janë gati të përdorin kriminelët dhe mediat për të fshehur të vërtetën. Blerja e votës është skenari që do të shkatërrojë të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijëve. Ketë skenar e kanë denoncuar dhe anëtarë të qeverisë”, deklaroi Basha.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

